A dëmtohet zemra nga ushqyerja gjatë orëve të natës, çfarë duhet të dini! Ja disa këshilla që ju ndihmojnë

0
336

Koha e të ngrënit dhe shëndeti zemrës

Shumë njerëz hanë edhe pas orës 19.00 dhe akoma më shumë preferojnë diçka të shpejtë edhe përpara gjumit.

Mjekët paralajmërojnë se koha e të ngrënit mund të përbëjë faktor rreziku për shëndetin e zemrës.

Ora biologjike e trupit të njeriut ndikon tek tretja, metabolizmi dhe hormonet.

Rrjedhimisht është e llogjikshme të mendohet se koha e ushqyerjes mund të ndikojë në reagimet e trupit ndaj ushqimit.

Sipas të dhënave, kur vjen puna tek sëmundjet e zemrës, ajo që ka rëndësi është edhe cilësia e ushqimit, pra jo vetëm koha e ngrënies së tij.

Rëndësia e planifikimit ushqimor

Kur vjen puna tek ushqyerja e shëndetshme, qëllimet e mira janë të pamjaftueshme.

Sekreti i të zbatuarit një regjim të shëndetshëm ushqimor qëndron tek planifikimi.

Planifikimi i ushqyerjes së shëndetshme, bazohet në katër shtylla kryesore të listuara më poshtë.

Pazari i zgjuar

Nuk është e nevojshme që të mbushni frigoriferin dhe dollapët plot e për plot me ushqime.

AgroWeb.org ju këshillon të blini ato që ju nevojiten dhe të mos blini ushqimet kur jeni të stresuar apo të uritur.

Planet ditore

Është e rekomandueshme që të planifikoni çdo ditë cfarë do të konsumoni në drekë dhe në darkë.

Për shembull, nëse planifikoni që të gatuani mish pule, e nxirrni më parë atë nga frigoriferi për t’u shkrirë.

Kësisoj keni bërë një plan dhe nuk do të tundoheni të porosisni një picë.

Ushqim me vete

Merrni ushqim me vete kur shkoni në punë.

Është më mirë dhe më shëndetshëm të merrni një panine ose sallatë të përgatitur në shtëpi, se një produkt të paketuar gjetkë.

Informimi

Nëse jeni dashamirës të të ngrënit jashtë shtëpisë, mbani sytë tek menuja.

Duke qenë të vëmendshëm ndaj përbërësve ushqimorë të një gatimi, do të shmangni kalori të panevojshme.

Koha e të ngrënit

Nëse stili i jetesës u lejon ushqyerje të vonshme në mbrëmje, atëherë të paktën sigurohuni që nuk do të konsumoni ushqime të shpejta.

Këto të fundit ofrojnë më shumë kalori dhe rreziku i mbipeshës mund të jetë më i dëmshëm për zemrën në një periudhë afatgjatë./AgroWeb.org

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here