95 aksidente në 24 orët e fundit në Kosovë, policia dënon mbi 1,900 shoferë

0
333
Foto: Ilustrim

Në raportin 24 orësh, Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në vendin tonë kanë ndodhur 95 aksidente trafiku.

Fatmirësisht asnjë prej tyre nuk ka përfunduar me fatalitet, ndërsa 36 aksidente përfunduan me persona të lënduar, kurse 59 tjerë raportohet të kenë qenë vetëm me dëme materiale.

Policia gjithashtu, ditën e hënë ka dënuar 1 mijë e 928 shoferë të cilët nuk kanë respektuar rregullat e komunikacionit.

Policia gjatë kësaj periudhe kohore ka arrestuar 24 persona, ku 19 prej tyre janë dërguar në mbajtje.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here