Tri vetura janë përfshirë në një aksident trafiku të ndodhu në Pelesac të Kroacisë.
Por aksidenti është veçanërisht interesant për shkak të moshës së pjesëmarrësve, transmeton Reporteri.net.
Policia njoftoi se aksidenti ka ardhur ka ndodhur kur një 91-vjeçar drejtues i automjetit, duke hyrë në kryqëzim, ka tejkaluar automjetin e drejtuar nga një 98-vjeçar, duke e bërë të përfundojë në një anë tjetër të rrugës, ku ka goditur nga ana e kundërt automjetin që drejtohej nga një 76-vjeçar.
Në këtë aksident trafiku lëndime të lehta ka pësuar një 98-vjeçar, ndërsa pjesëmarrësit e tjerë në aksident trafiku nuk kanë pësuar lëndime, njofton policia.