Policia e Kosovës ka publikuar statistikat e 24 orëve të fundit, të cilat nxjerrin në pah një situatë shqetësuese në trafikun rrugor. Brenda një dite, janë regjistruar plot 86 aksidente, ndër to një me pasojë fatale, duke i marrë jetën një qytetari, raporton 04 Online.
Sipas raportit zyrtar, 25 aksidente kanë përfunduar me të lënduar, ndërsa 61 të tjera me dëme materiale, duke theksuar rrezikun e vazhdueshëm në rrugët tona dhe domosdoshmërinë për më shumë kujdes nga drejtuesit e automjeteve.
Në kuadër të kontrollit dhe monitorimit të trafikut, policia ka shqiptuar 2,241 gjoba, si rezultat i shkeljeve të ndryshme të rregullave të qarkullimit. Po ashtu, 26 persona janë arrestuar, ndërsa 15 janë dërguar në mbajtje, në kuadër të veprimeve ligjore për vepra të ndryshme./04 Online