82 lojtarë në Euro 2024 s’kanë lindur në vendin ku luajnë – kuqezinjtë në vendin e parë

0
155

“Askush nuk është profet në vendin e vet”. Kjo thënie, me origjinë biblike, ka kuptim të plotë në Euro 2024. Janë 82 futbollistë – 17 më shumë se në edicionin e kaluar – që do të përfaqësojnë një ekip të ndryshëm nga vendi ku ka lindur, duke mos e llogaritur origjinën e tyre.

Marca shkruan se Shqipëria është rasti më tipik, pasi ka 19 lojtarë që kanë lindur jashtë kufijve administrativ  të shtetit shqiptar.

Vetëm katër nga 24 skuadrat (Austria, Çekia, Danimarka dhe Holanda) nuk kanë që kanë lindur jashtë vendit në radhët e tyre.

Të lindur në Gjermani, por luajë në vendet e origjinës

Janë deri në 15 lojtarë të lindur në tokën gjermane do të garojnë në Euro 2024 me një ekip… që nuk është ‘Mannschaft’. Kuriozitet në vete. Emrat më të njohur janë Willi Orban (Hungari), Lazar Samardzic (Serbi) dhe Josip Stanisic (Kroaci) – që luajtën me Gjermaninë në radhët e të rinjve.

Por rasti më interesant është ai i Joselut . 9-shi i Spanjës ka lindur në Stuttgart.

“Prindërit e mi kaluan 22 vite duke punuar atje. Unë u ktheva kur isha tre vjeç, nuk shkova në shkollë dhe ndihem gjithmonë shumë krenar që jam nga Silleda (vend në Spanjë)”, tregon sulmuesi i Real Madridit.

Waldemar Anton është rasti i kundërt. Ai do të përfaqësojë Gjermaninë… pavarësisht se ka lindur dhe ka jetuar në Uzbekistan deri në moshën dy vjeçare. Për më tepër, emri i tij origjinal ishte Wladimir. “Unë flas rusisht dhe uzbekisht,” ka pranuar ai.

Flota shqiptare

Lufta krijoi një situatë të ndërlikuar gjeografike në Ballkan, me emigrantë të panumërt të përhapur në mbarë botën. Shqipëria është portreti i përsosur. Vetëm shtatë nga 26 të thirrurit kanë lindur në vend: Jurgen Gjasula, Qazim Laçi, Ernest Muçi, Kristjan Asllani, Elseid Hysaj, Elhan Kastrati dhe Rey Manaj.

Pjesa tjetër vijnë nga Zvicra, Maqedonia e Veriut, Gjermania dhe Kosova…

Marca përmend rastin e Ivan Balliu. Anësori i Rayo Vallevanos, me origjinë nga Caldes de Malavella, do të jetë rival i La Roja.

“Më telefonuan dhe më pyetën për mbiemrin tim, sepse është shumë tipik. Më pas filluan të gjurmojnë dhe rezultoi se familja ime nga babai kishte rrënjë shqiptare , diçka që nuk e dija pasi humbën kontaktet”, kishte deklaruar Balliu.

Lojtarët i tyre më të mirë potencial sa i përket origjinës, mënyrë paradoksale, luajnë me Zvicrën, bëhet fjalë për Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhakën.

“Në vitin 2012, kur luajtëm kundër Shqipërisë, vendosa flamujt e Zvicrës, Shqipërisë dhe Kosovës në këpucë. Shumë njerëz më kritikuan, por është identiteti im. Zvicra më dha gjithçka për mua dhe familjen time dhe përpiqem të jap gjithçka për kombëtaren, por sa herë që shkoj në Kosovë ndihem si në shtëpinë time”, kishte deklaruar Shaqiri.

Një “rus” luan për Ukrainën’

Është e mundur që, nëse lejohet, Andriy Yarmolenko do ta fshinte qytetin e Shën Petersburgun nga certifikata e lindjes.

“Unë jam rritur në Ukrainë dhe e konsideroj veten 100% ukrainas”, deklaroi ai.

Prandaj, nuk është për t’u habitur që ish-lojtari i Borussia Dortmund dhe West Ham dënoi ashpër pushtimin e Rusisë në Ukrainë dhe mosveprimin e futbollistëve rusë: “Në vendin tim ata vrasin njerëz, gra, fëmijë … dhe ju nuk e thoni ose bëni ndonjë gjë , ju lutemi flisni”.

Vendet tjera me shumë lojtarë që kanë lindur jashtë vendit ku luajnë

Turqia ka tetë lojtarë të ftuar nga Vicenzo Montella që nuk kanë lindur në Turqi, por me origjinë janë turq. Shumica prej tyre kanë lindur në Gjermani siç është rasti i yjeve Hakan Calhanoglu, Kenan Yildiz, Cenk Tosun e Kaan Ayhan.

Njëjtë edhe Kroacia, një vend tjetër që ka diasporë të madhe, ku tetë lojtarë të ftuar nga Zlatko Dalic kanë lindur jashtë kufijve të Kroacisë.

Skocia ka gjashtë lojtarë, shumica prej tyre të lindur në Angli, ndërsa Hungaria pesë, Franca, Zvicra dhe Portugalia nga katër, raporton telegrafi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here