82 aksidente dhe mbi 1 mijë e 400 gjoba trafiku gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë

0
36
Foto: Ilustrim

Mos respektimi i rregullave të komunikacionit është një ndër arsyet e aksidenteve të shumta që po ndodhin çdo ditë. E një prej mënyrave të zakonshme për parandalimin e këtyre aksidenteve, është gjobitja e atyre që shkelin rregullat në trafik, shkruan Gazeta Sinjali.

Statistikat tregojnë se mijëra gjoba shqiptohen çdo ditë në vendin tonë.

Policia ka bërë të ditur se 1 mijë e 445 gjoba janë shqiptuar vetëm gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë.

Gjatë këtyre 24-orëve, janë raportuar gjithsejt 82 aksidente, 25 prej tyre me persona të lënduar, ndërsa 57 vetëm me dëme materiale.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here