8 dhe 11 milionë euro, mbërrijnë dy oferta për Rrahmanin

0
360

Albion Rrahmani duket se do të largohet këtë verë nga Rumania për një hap më cilësor në karrierën e tij. Dhe, ofertat tashmë kanë mbërritur te Rapid-i.

Sipas zbulimeve nga media rumune, “iAMsport.ro”, te Rapid-i kanë mbërritur dy oferta pasi klubi e bëri të qartë vlerësimin e tij për lojtarin, 8 milionë euro.

Oferta e parë, prej 8 milionë eurosh vjen nga Benfica, me gjigandët portugez që së fundmi kanë lidhur marrëveshje edhe me ish-klubin e Rrahmanit, Ballkanin.

Oferta e dytë vjen nga Aston Villa. Klubi anglez ofron 8 milionë euro gjithashtu, por duket i gatshëm ta rrisë këtë shumë deri në 11 milionë euro nëse do të jetë nevoja.

Trajneri Unai Emery ka përzgjedhur Rrahmanin si një përforcim të mundshëm pasi gjatë verës pritet të humbasë shërbimet e sulmuesit kryesor, Ollie Watkins, i cili kërkohet nga klubet më të mëdha të Premier League.

Shumë e rëndësishme për tu theksuar është se vendimi është në dorën e lojtarit që do të zgjedhë nëse do të largohet dhe destinacionin, Anglia apo Portugalia, për momentin.

Albioni mbërriti te Rapid në vitin 2023 nga Ballkani për 600 mijë euro.

Rrahmani ka realizuar 13 herë dhe ka dhënë tre asistime në 15 ndeshjet e luajtura në të gjitha garat këtë sezon te Rapid./Albanian Post

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here