79 aksidente trafiku dhe 12 persona të arrestuar gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë

0
102

Gjatë 24 orëve të fundit, në vend janë shënuar gjithsej 79 aksidente trafiku, prej të cilave 27 kanë rezultuar me të lënduar, ndërsa 40 kanë përfunduar me dëme materiale. Fatmirësisht, asnjë aksident me fatalitet nuk është raportuar, shkruan 04 Online.

Policia e Kosovës ka shqiptuar gjithsej 2,047 tiketa trafiku, si pjesë e masave për sigurinë rrugore.

Në kuadër të aktiviteteve të tjera operative, janë arrestuar 12 persona, ndërsa 7 të tjerë janë dërguar në mbajtje. Nuk është raportuar për ndonjë person në ndalim policor apo në vuajtje të dënimit gjatë kësaj periudhe.

Policia e Kosovës vazhdon apelimin për kujdes të shtuar në komunikacion dhe respektim të rregullave ligjore, me qëllim të ruajtjes së sigurisë publike dhe jetës së qytetarëve./04 Online

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here