76 aksidente në 24 orët e fundit në Kosovë, policia dënon mbi 1,800 shoferë

0
232
Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës është duke vazhduar me apelet drejtuar pjesëmarrësve në trafik për kujdes të shtuar dhe respektim të rregullave pasiqë jo rrallë herë si pasojë e mosrespektimit të rregullave në komunikacion po shkaktohen aksidente, e që disa prej tyre po përfundojnë edhe me fatalitet.

Në raportin 24-orësh, Policia ka bërë të ditur se brenda kësaj periudhe kohore kanë ndodhur 76 aksidente trafiku.

Fatmirësisht asnjë prej tyre nuk ka përfunduar me fatalitet, ndërkaq 28 aksidente kanë qenë me persona të lënduar dhe 48 të tjera me dëme materiale.

Po ashtu gjatë kësaj periudhe kohore, Policia e Kosovës ka shqiptuar 1 mijë e 801 tiketa trafiku për shkelësit e rregullave në komunikacion.

Gjithashtu, për 24 orë Policia ka arrestuar 18 persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale, ku 15 prej tyre janë dërguar në mbjajte.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here