7 patentë shoferë konfiskohen për vetëm 40 minuta në Prizren

0
163

Njësia rajonale për trafik rrugor në Prizren ka njoftuar se të mërkurën ka konfiskuar 11 patentë shoferë.

Mirëpo sipas njoftimit nga Policia 7 patentë shoferë janë konfiskuar brenda një periudhe kohore prej 40 minutash në rrugën “Wesli Klark” pasi që 7 persona nuk janë ndalur në semafor në kohën kur drita e kuqe ka qenë e ndezur.

Më tutje është bërë e ditur se tre patentë shoferë janë konfiskuar për shkak të tejkalimit në vijë të plotë, në segmentin rrugor Suharekë – Carralevë.

Shkeljet thuhet se janë dokumentuar përmes video-incizimit nga kamera e veturës me radar mobil./Indeksonline/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here