7 nga 54 mësimdhënës, kanë kaluar testin për licencë të avancuar

0
46

Vetëm 7 mësimdhënës nga 54 sa kanë aplikuar, kanë kaluar me sukses testin për marrjen e licencës së avancuar. Përfaqësues të Ministrisë së Arsimit po vlerësojnë se pragu i kalueshmërisë prej 80 për qind ka qenë i lartë. Ndërkaq, njohës të arsimit po vlerësojnë së kjo ka qenë një fazë pilotuese dhe se nuk duhet të ulën kriteret.

Pragu i lartë i kalueshmërisë mbi 80 për qind po vlerësohet se është njeri ndër faktorët që dyzet e shtatë mësimdhënës nuk kanë arritur të kalojnë provimin kualifikues për licencë të avancuar.

Kryetari i Këshillit Shtetëror për Licencim të Mësimdhënësve në Ministrinë e Arsimit, Osman Beka, i tha Radio Kosovës së pragu i kalueshmërisë aktualisht është i lartë dhe koha e testimit sipas mësimdhënësve, ka qenë e shkurtër.

“Në bazë të analizës që kam pasur mundësi të bëj, pragu i kalueshmërisë ka qenë pak i lartë. Kështu që na duhet ta analizojmë situatën,  sepse kalueshmëria me 80 për qind në çdo fushë po me dukët e lartë. Nuk e besoj që mësimdhënësit nuk i kemi në nivelin e duhur, por kjo është hera e parë që po organizohet ky provim. Por, mësimdhënësit janë ankuar që edhe koha ka qenë pak e shkurtër vetëm 1 ore e 20 minuta”, tha Beka.

E njohës të arsimit po vlerësojnë se mungesa e rezultateve është e natyrshme, pasi kjo është fazë testuese. Xhavit Rexhaj i tha Radio Kosovës së nuk duhet të ulën kriteret e këtij testimi.

“Ky testim ka treguar që ministria duhet të ndryshojë diçka në test, por edhe që mësimdhënësit e kuptojnë që duhet ndryshe të  përgatiten dhe nuk është ashtu si kanë menduar ata. Në të njëjtën kohë konsideroj që organizatorët e testit nuk duhet tash menjëherë  t’i ulin kriteret, për arsye se nuk kanë pasur sukses. Me e mira  është që mësimdhënësit të përgatiten më mirë dhe të kuptojnë me mirë këtë testim”, theksoi Rexha.

Ndërsa nga Sindikata e Arsimit kanë bërë të ditur se nuk kanë qenë fare të informuar për këtë proces. Kryetari i Sindikatës së Arsimit, Rrahman Jasharaj, i tha Radio Kosovës se ministrja e Arsimit, Arbërie  Nagavci,  e ka larguar përfaqësuesin e Sindikatës nga Këshilli Shtetëror i Licencimit.

“Ministrja e Arsimit, Arberie Nagavci, në shenjë revolte e inati kundrejt nesh, e  ka larguar nga Këshilli Shtetëror i Licencimit  përfaqësuesin e SBASHK-ut, këshill ky që është debatuar për të gjitha çështjet dhe aty janë marrë dhe janë dhënë propozime. SBASHK-u, përmes përfaqësuesit të vet ka qenë i informuar për të gjitha proceset që bëhen në sistemin  arsimor dhe i ka njoftuar mësimdhënësit me kohë. Pasi tash është larguar, ne nuk kemi as një informacion për këtë lloj testimi”, tha ai.

Aplikimi për t’u pajisur me këtë licencë, nuk është i obligueshëm. E mësimdhënësit që arrijnë të marrin licencën e avancuar përfitojnë rritje të pagës për 1. 2  të koeficientit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here