Aktualisht në Kosovë janë 659 raste aktive me COVID-19.
Gjatë orëve të fundit janë regjistruar 37 raste të reja, ndërkaq janë shëruar edhe 32 qytetarë duke bërë që numri i përgjithshëm i të shëruarve të arrijë në 223 mijë e 572.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.821.247 doza të vaksinës.
Deri më sot 820 mijë e 11 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë, ndërsa janë dhënë 99 mijë e 780 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.