6 llojet e gënjeshtrave dhe ndikimi që ato kanë te ne

0
239

Pavarësisht nëse bëhet fjalë për një gënjeshtër të bardhë, një të vërtetë apo një gënjeshtër të vogël, të gjithë mund ta kenë provuar një të tillë gjatë jetës së tyre. Psikologët thonë se ekziston një ekuilibër delikat mes ndershmërisë dhe mashtrimit, por shpesh njerëzit tentojnë të gënjejnë për të arritur përfitime të tjera.

Një studim i vitit 2018-të ka përshkruar procesin psikologjik që ndodh pas gënjeshtrave në bazë të dy faktorëve: përfituesit dhe motivimit. Vendimi për të gënjyer ndikohet nga përfituesi ose personi që do të përfitojë nga gënjeshtra. Motivimi pas gënjeshtrës ndodh pas arritjes së një rezultati të dëshirueshëm.

Por, cilat janë gjashtë llojet e gënjeshtrave dhe ndikimi që ato kanë te ne?

– Gënjeshtra të dobishme të orientuara nga vetja

Këto gënjeshtra thuhen kur merret diçka pozitive në këmbim. Për shembull, pretendimi se një shumë parash e gjetur në rrugë është e juaja dhe jo e dikujt tjetër.

– Gënjeshtra mbrojtëse të orientuara nga vetja

Këto gënjeshtra kanë për qëllim shmangien e një humbjeje negative për veten. Për shembull, ju mohoni faktin se gjatë parkimit keni goditur një makinë tjetër.

– Gënjeshtra të dobishme të orientuara drejt të tjerave

Këto gënjeshtra kanë për qëllim arritjen e rezultateve pozitive për veten dhe të tjerët. Rasti kur ju gënjeni shefin/en se kolegu juaj është sëmurë, është një prej këtyre rasteve.

– Gënjeshtra mbrojtëse me orientim tjetër

Këto gënjeshtra thuhen për të mbrojtur të tjerët nga humbja ose rezultatet negative. Kur ju gënjeni prindërit e shokut/es se gjithçka është mirë, ndërkohë para syve keni një tjetër situatë. Ju e thoni këtë gënjeshtër me pretendimin për të parandaluar shqetësimet e tyre.

– Gënjeshtra të dobishme

Këto gënjeshtra thuhen për t’i sjellë dobi atij që e thotë gënjeshtrën si dhe një personit tjetër. Për shembull, falsifikimi i rezultateve në një projekt në grup për të marrë një notë më të mirë.

– Gënjeshtra mbrojtëse

Një menaxher ekipi i thotë drejtuesve në punë që nuk e përmbush dot në kohë një projekt për shkak të problemeve teknike, në vend që të fajësojë ekipin e vet. Ky është rasti i një gënjeshtre me efekt mbrojtës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here