Humbja e peshës mund të jetë e vështirë. Keni ndjekur një dietë dhe plan të shëndetshëm ushqimor muajin e kaluar dhe prisni të shihni rezultate,por kuptoni se dicka nuk ka shkuar sic duhet dhe nuk keni humbur peshë siç keni shpresuar.
Humbja e peshës nuk është aq e lehtë sa shumë njerëz e perceptojnë atë të jetë. Nëse nuk shihni ndonjë përparim edhe pas ndryshimeve drastike në mënyrën tuaj të jetesës, ka të ngjarë që të ktheheni në zakonet tuaja jo të shëndetshme.
Para se të hiqni dorë, lexoni këtë artikull.
1. Problemet shëndetsore
Nëse pesha juaj ka mbetur e pandryshuar ose rritur edhe pas ngrënies së shëndetshme dhe ushtrimeve, mund të jeni të dekurajuar, të frustruar dhe ndoshta të depresionuar. Humbja e peshës është komplekse.Ajo përfshin faktorë të ndryshëm që e kontrollojnë si gjumi, dieta ,stresi dhe disa faktorë të tjerë mbi të cilet nuk kemi kontroll si psh gjinia, mosha, lloji igjakut, gjenet dhe hormonet. Pra, hapi i parë në udhëtimin e humbjes së peshes është të vizitoni mjekun në mënyrë që ai të mund të përjashtojë çdo problem shëndetsor. Kjo është e rëndësishme në qoftë se ju mendoni se keni bërë gjithçka drejtë, por nuk shihni ndonjë ndryshim të madh.
Disa nga medikamentet e zakonshme dhe kushtet shëndetësore që shkaktojnë shtim në peshë janë:
*Diabeti
*Problemet e tiroides
*Disa antidepresantë si Zoloft dhe Prozac
*Disa antikonvulSantë dhe antipsikotikë
*Beta blockers për trajtimin e presionit të lartë të gjakut
*Kortikosteroidet
2. Nuk flini mjaftueshëm
Privimi i gjumit është një kontribues i rëndësishëm në shtimin e peshës. Hulumtimet tregojnë se femrat që flenë pesë orë kanë më shumë gjasa të fitojnë peshë se ato që flenë shtatë orë në ditë.
Ja pse:
Privimi i gjumit mund të ndryshojë sekretimin e kortizolit, i cili është një nga hormonet që rregullojnë oreksin.
Humbja e gjumit mund t’ju bëjë të ndiheni të uritur edhe kur nuk jeni
Kur jeni të lodhur, mund të anashkaloni ushtrime, që do të thotë që ju nuk do të humbni shumë kalori
Gjumi i mjaftueshëm është thelbësor, jo vetëm kur ju doni të humbni peshë, por edhe për një stabilitet më të mirë mendor. Privimi i gjumit mund t’ju bëjë të hutuar, të çuditshëm, në depresion dhe të zemëruar.
- Jeni të stresuar
Stresi dhe shtimi i peshës shkojnë dorë për dore. Megjithëse nuk mund ta kuptoni atë, duke qenë nën stres vazhdimisht ka këto pasoja:
Dëshirat për ushqime që ju bëjnë të ndiheni më mirë, të cilat zakonisht janë të larta në yndyrë dhe sheqer
Nxit prodhimin e kortizolit, i cili njihet për rritjen e oreksit
Lini seancat e stërvitjes sepse ndiheni shumë të stresuar për tu ushtruar
Bëni ushtrime për tu relaksuar si meditimi ose yoga në rutinën tuaj të fitnesit.
- Nuk stërviteni vazhdimisht
Stërvitja është një nga përbërësit jetikë për humbjen e peshës. Nëse nuk arrini të ushtroni ose të bëni ushtrime të gabuara të, kurrë nuk mund të humbni peshë.Ekspertët rekomandojnë 60 deri në 90 minuta ushtrime për njerëzit që duan të humbin peshë. Nëse jeni në stërvitje me intensitet, 30 minuta stërvitje në ditë është adekuate.Kjo nuk do të thotë që ju të filloni me kohën e rekomanduar; filloni me pak minuta dhe përparoni derisa të arrini në kohën optimale. Mos harroni të bëni të paktën një ditë pushimi.
- Trupi fiton imunitet
Gjithkush e arrin këtë pikë; ku trupi është përshtatur me ushtrimet dhe nuk mund të humbni shumë peshë. Ndërsa përshtateni me ushtrimin, trupi bëhet efikas dhe kështu nuk lëshon aq kalori sa humbte në fillim.
Arsyet për këtë pengesë janë:
Nuk konsumoni mjaftueshëm kalori – nëse trupi juaj nuk ka “karburantin” e nevojshëm për të mbajtur një nivel aktiviteti, mund të ndaloni humbjen e peshës.
Bërja e aktiviteteve të ngjashme me atë të stërvitjes – trupi juaj duhet të sfidohet për të bërë progres, prandaj sigurohuni që të ndryshoni një pjesë të stërvitjes tuaj çdo 4 deri në 6 javë.
Overtraining – nëse ushtroheni më shumë sesa trupi mund të marrë, ai mund të përgjigjet duke ulur numrin e kalorive të djegura gjatë stërvitjes.
- Nuk keni nevojë të humbni peshë
Përkundër asaj që lexoni në revistat popullore ose nga ato që shihni, jo të gjithë kërkojnë humbje peshe.Ne të gjithë kemi një ide për mënyrën sesi trupat tanë duhet të duken dhe, edhe pse bëjmë rregullime, vetem mund të përmirësojmë dhe jo të kthehemi në dikë tjetër. Filloni duke shkruar të gjitha arsyet që dëshironi të humbni peshë.
Anuloni ato që kanë të bëjnë me atë se si dukeni. Çfarë ka mbetur?
Nëse keni nevojë për të djegur kalori për shkak të gjendjes shëndetësore, merrni parasysh BMI-n tuaj: nëse është brenda rrezes së shëndetshme (18.5 – 24.9), nuk ka asgjë për t’u shqetësuar. Nëse nuk është, provoni strategjitë e renditura më parë.
Nëse ndiheni sikur nuk ia vlen, duhet ta pranoni veten ashtu sic jeni.
Nëse trupi nuk reagon sa herë që ju dëshironi të humbni peshë, tani e dini arsyet e mundshme pse ndodh kjo. Provoni hapat e mundshëm të listuara më sipër dhe përfundimisht do arrini ti hiqni ato cm e tepert “kokëfortë”.