53 raste të reja brenda një jave nga Zyra për Mbrojtjen e Viktimave

0
78

Gjatë periudhës njëjavore të punës, mbrojtësit e viktimave në kuadër të Zyrës për Mbrojtje dhe Ndihmë të Viktimave në nivel të Kosovës kanë trajtuar gjithsej 53 raste të reja.

Sipas të dhënave zyrtare, shumica e rasteve kanë të bëjnë me dhunë në familje, gjithsej 50 raste. Ndërkaq, është raportuar edhe një rast i degradimit të integritetit seksual, një rast i vrasjes në tentativë dhe një rast që lidhet me krime lufte.

Gjatë kësaj periudhe janë paraqitur edhe 10 kërkesa për urdhër mbrojtjeje në gjykatë, 13 kërkesa për urdhër mbrojtjeje emergjente dhe dy kërkesa për urdhër mbrojtjeje të përkohshëm emergjent.

Po ashtu, janë mbajtur 79 seanca gjyqësore dhe 11 seanca në prokurori, ndërsa viktimave u janë ofruar 50 këshilla juridike.

Në aspektin e vendimmarrjes gjyqësore, janë nxjerrë 18 aktgjykime dënuese, tri aktgjykime lirues dhe tri aktgjykime refuzuese. Gjithashtu janë marrë nëntë vendime për kompensimin e viktimave dhe janë paraqitur katër kërkesa për kompensim nga fondi për viktima.

Zyra për Mbrojtje dhe Ndihmë të Viktimave ka evidentuar edhe një deklaratë mbi dëmin dhe ka referuar dy raste në Qendrat për Punë Sociale.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here