52 aksidente në 24 orët e fundit në Kosovë, policia dënon mbi 1,300 shoferë

0
229
Foto: Ilustrim

Në raportin 24 orësh, Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në vendin tonë kanë ndodhur 52 aksidente trafiku.

Fatmirësisht asnjë prej tyre nuk ka përfunduar me fatalitet, ndërsa 27 aksidente përfunduan me persona të lënduar, kurse 25 tjerë raportohet të kenë qenë vetëm me dëme materiale.

Policia gjithashtu, ditën e hënë ka dënuar 1 mijë e 351 shoferë të cilët nuk kanë respektuar rregullat e komunikacionit.

Policia gjatë kësaj periudhe kohore ka arrestuar 25 persona, ku 11 prej tyre janë dërguar në mbajtje, ndërsa dy të tjerë në vuajtje të dënimit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here