52 aksidente në 24 orët e fundit në Kosovë, policia dënon afër 1,500 shoferë

0
222
Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës vazhdimisht po bënë apele për pjesëmarrësit në komunikacion që të respektojnë rregullat në trafik, pasiqë numri i aksidenteve që po ndodhin në vendin tonë po vazhdon të jetë shqetësuese.

Policia në raportin 24 orësh, ka bërë të ditur se brenda kësaj periudhe kohore kanë ndodhur 52 aksidente, ku fatmirësisht asnjë prej tyre nuk ka përfunduar me fatalitet.

Ndërkaq, 26 aksidente kan përfunduar me persona të lënduar dhe 26 të tjera me dëme materiale.

Po ashtu, nga Policia e Kosovës kanë bërë të ditur se për 24 orë kanë shqiptuar 1,492 tiketa trafiku për të gjithë drejtuesit e automjeteve që kanë shkelur rregullat e trafikut.

Gjithashtu, në këtë periudhë kohore janë arrestuar 27 persona, ku 25 prej tyre janë dërguar në mbajtje, ndërsa një tjetër në vuajtje të dënimit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here