Policia e Kosovës ka publikuar raportin 24-orësh mbi sigurinë rrugore dhe masat e marra ndaj shkelësve të ligjit, shkruan 04 Online.
Sipas statistikave, gjatë ditës së fundit nuk është shënuar asnjë aksident me fatalitet, por janë raportuar 52 aksidente rrugore. Nga këto, 26 kanë rezultuar me persona të lënduar, ndërsa 26 të tjera vetëm me dëme materiale.
Në kuadër të kontrollit të trafikut, janë shqiptuar 2,110 gjoba për shkelje të rregullave të qarkullimit. Ndërkohë, policia ka arrestuar 17 persona, 9 prej të cilëve janë dërguar në mbajtje, ndërsa 1 është ndaluar me vendim të policisë./04 Online
