51 aksidente në 24 orët e fundit në Kosovë – policia nuk fal, dënon mbi 1,900 shoferë

0
219
Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës vazhdimisht po bënë apele për pjesëmarrësit në komunikacion që të respektojnë rregullat në trafik, pasiqë numri i aksidenteve që po ndodhin në vendin tonë po vazhdon të jetë shqetësuese.

Policia në raportin 24 orësh, ka bërë të ditur se brenda kësaj periudhe kohore kanë ndodhur 51 aksidente, ku fatmirësisht asnjë prej tyre nuk ka përfunduar me fatalitet.

Ndërkaq, 22 aksidente të tjera përfunduan me persona të lënduar dhe 29 sosh me dëme materiale.

Po ashtu, nga Policia e Kosovës kanë bërë të ditur se për 24 orë kanë shqiptuar 1,923 tiketa trafiku për të gjithë drejtuesit e automjeteve që kanë shkelur rregullat e trafikut.

Gjithashtu, në këtë periudhë kohore janë arrestuar 23 persona, ku 8 prej tyre janë dërguar në mbajtje dhe dy të tjerë në vuajtje të dënimit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here