Sipas të dhënave, një nga proceset që lidhet drejtpërdrejt me cilësinë e shëndetit është pikërisht tretja.
Tretja e mirë do të thotë të ndihesh i ngopur dhe i qetë, dhe jo vetëm sepse tretja prodhon disa substanca të cilat organizmi ka nevojë. Të ndihesh i ngopur është të shijosh kënaqësinë që të fal ushqimi por dhe momentet ku mund të jesh i qetë totalisht.
Prandaj nëse ndodh e kundërta, pra një tretje jo e mirë, fillon inflamacioni i mukozës së stomakut si dhe acidi i tij ngjitet në ezofag, duke shkaktuar një dhimbje fizike dhe djegie. Të kesh probleme me tretjen kronike të krijon një shqetësim të përhershëm. E njëjta vëmendje i kushtohet dhe sinjaleve që paralajmërojnë fillimin e një krize të stomakut.
Mjalti
Ngrënia e një lugë gjelle me mjaltë të papërpunuar çdo ditë,me stomak bosh kur sapo zgjoheni, mund të zvogëlojë rrezikun e djegies së stomakut me 52%. Mjalti i papërpunuar përmban enzima të cilat ndikojnë pozitivisht në shërimin e indeve,gjithashtu edhe në neutralizimin e acidit i cili mund të ketë kaluar në fyt gjatë gjumit.
Përpara ngrënies merrni frymë thellë
Frymëmarrjet e thella me bark, për dy minuta para ngrënies mund të ulin rrezikun djegies së stomakut me 63%. Gastroenterologët tregojnë se të qënurit i qetë para vaktit aktivizon degën e nervave që shpejton tretjen dhe zbrazjen e stomakut. Kjo teknikë do tju ndihmojë të fitoni qetësinë tuaj.Pas konsumit të darkës pini sodë buke. Në një gjysmë gote ujë shtoni gjysmë luge çaji me sodë buke,përzijeni dhe konsumojeni atë pas çdo vakti darke. Soda e bukës është një agjent natyral zbutës, kështu që ajo neutralizon në mënyrë të menjëhershme acidet që mbesin në ezofag pas ngrënies.
Konsumimi i melatoninës përpara gjumit
Disa studiues këshillojnë marrjen e tre miligramëve të melatoninës para fjetjes. Ata thotë se melatonina forcon valvulën që pengon largimin e acidit nga stomaku. Sugjerohet që të këshilloheni me mjekun tuaj para përdorimit.
Patatet
Përdorimi i tyre gjatë një vakti në ditë mund të zvogëlojë rrezikun e djegies së stomakut me 42% brenda 10 ditëve. Ajo është e pasur me vitaminën B komplekse e cila përshpejton proçesin e tretjes./AgroWeb