Vera është periudha më e mirë dhe më frymëzuese për të treguar anën tonë fashiniste. Dëshira për të eksperimentuar dhe ndjekja e këshillave të modës hap pas hapi e bën ‘look’-un tonë gjithnjë e më të plotësuar.
Në këtë artikull do ju tregojmë 5 tendencat e këtij muaji që nuk u thuhet dot ‘jo’.
Mini çantat
Çantat e vogla i kemi parë shpesh në përdorim nga ikonat e modës, kjo pasi ato do të jenë aksesori kryesorë edhe për disa kohë gjatë vitit. Me ngjyra logo ose totale të zeza , ato mund të vishen me gjithçka dhe në çdo rast.
Balerinat
Balerinat janë një nga rikthimet më të bujshme të sezoneve të fundit, por ka një model në veçanti që na ka goditur ‘drejt e në zemër’ këtë verë të nxehtë. Ato me rrip në pjesën pranë kaviljes.
Fund xhins
Fundet xhins, me një të çarë në mes janë veshja më e kërkuar këtë sezon. Veçanërisht i bukur do të ishte në tonalitet të zbehur dhe material jo i butë. Me atlete ose sandale do të dukeni super elegante.
Fjongo
Fjongo në flokë, fjongo në veshje, në sandale apo si aksesor në çantë është një detaj i domosdoshëm në kombinimet e këtij muaji. Ajo do t’i shtojë më tepër stil veshjes tuaj.
Veshje me dizenjo
Nëse ende nuk e keni një fustan ose këmishë me dizenjo, duhet ta bëni tuajën patjetër. Veshjet me dizenjo kanë një ndërthurje fantastike të elementit të klasikes me modernen dhe do t’ju bëjë të dukeni ‘shik’ në çdo moment.