5 standarde bukurie në Azi që nuk ngjajnë aspak me tonat!

0
380

Përveç standardeve globale të bukurisë që jemi mësuar të shohim çdo ditë në revista dhe televizion, çdo shtet ka karaktersitika individuale, tradita dhe zakone të lidhura me bukurinë femërore. Prsh, ndërkohë që në shtete të tjera të gjithë harxhojnë shuma marramëndëse për të patur dhëmbë të drejtë, në Japoni gratë paguajë për të mos i patur! Prandaj mund të themi më plot gojë që bukuria është relative.

Ja disa standarde bukurie që mund të na duken të çuditshme, por që vazhdojnë të praktikohen nga vajzat dhe gratë aziatike.

  1. Vetulla e bashkuar (Taxhikistan)

Ndërkohë që gratë në botë mundohen të krijonë formën perfektë të vetullave të tyre, për gratë në Taxhikistan vetulla natyrale e bashkuar është një shenjë tradicionale e bukurisë.

Vajzat që nuk lindin me vetull të tillë përdorin një gjethe të quajtur ‘usma.’ Madje ato e ngjyrosin hapësirën mes vetullave për të krijuar efektin e një vetulle të bashkuar.

  1. Qafa e zgjatur (Tailandë)

Qafa e gjatë është simbolike sidomos për disa nga grupet etnike të Tailandës. Ka shumë rrënjë të kësaj tradite dhe shumë mendojnë se kohë më parë mbronte gratë nga skllavëria. Megjithatë, shumë besojnë se gratë me qafë të gjatë ngjajnë me dragonj, të cilët janë figura shumë të rëndësishme të folklorit vendas.

Që 5 vjeç vajzat përdorin rrathë zgjatues të qafës dhe me kalimin e kohës i shtojnë për të rritur sa më shumë gjatësinë e qafës.

  1. Thonj të gjatë të këmbës (Indi)

Në vitin 2015 Shridhar Chillal nga India u shpall personi me thonjtë më të gjatë dhe mori kështu rekordin Guinness. Megjithatë, gratë indiane nuk zgjasin vetëm thonjtë e dorës, por edhe të këmbës. Ndryshe nga trendet në notë, thonjtë e gjatë të këmbës në Indi janë simbol bukurie për një femër.

  1. “Yaeba” — dhëmbë jo të drejtë(Japoni)

Ndërkohë që të gjithë mundohen të kenë dhëmbë sa më të drejtë, në Japoni ndodh e kundërta.

Atje grayë paguajnë për të mos i patur të drejtë. Kjo tendencë quhet yaeba or “dhëmbi dysh.” Dentistët e realizojnë duke vendosur një dhëmb fals plastik mbi dhëmbët origjinalë. Besohet se me këtë model, gratë duken më të reja!

  1. Hundë e fashuar (Iran)

Irani njihet si kryeqyeti i rhinoplastisë si pasojë e numrit të lartë të femrave që i janë nënshtruar operacioneve plastike për ndryshimin e formës së hundës.

Mënyra e fashimit të hundës ka edhe një emër, “fashimi i nderit”. Femrat nuk mundohen ta fshehin, por përkundrazi e tregojnë me krenari si shenjë bukurie. Disa prej tyre madje e mbajnë edhe shumë kohë pas operacionit si simbol i pasurisë për të treguar se mund ta përballojnë ketë lloj operacioni.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here