5 rregulla të thjeshta për përdorimin e celularit në plazh!

0
180

Ka sjellje në plazh që mund të jenë të bezdisshme. Ndoshta nuk e kemi parasysh nëse e bëjmë, por ato ndodhin.

Por cilat janë rregullat e Millenials për përdorimin e celularit në plazh?

Hiqni zilen!

Zëri i ziles shqetëson. Nëse fqinji i çadrës po pushon ose fle, nuk dëshiron të shqetësohet nga thirrjet dhe paralajmërimet e vazhdueshme nga mesazhet me tekst që vijnë. Vendoseni telefonin pa zile në plazh, vetëm me dridhje. Nëse prisni një telefonatë, mbajeni telefonin në dorën tuaj që të mos e humbisni përkundër ziles që mungon.

Mos përdor altoparlantin!

Për hir të parajsës, askush nuk dëshiron të dëgjojë ato që ke për të thënë. Përdorni kufje. Kur jeni të rrethuar nga njerëzit ose je në timon, gjithmonë përdorni kufje. Ato janë shpikur posaçërisht për këtë gjë, mos e harroni.

Jo muzikë me volum të lartë!

Dhe e njëjta vlen edhe për ato video fantastike që i gjejmë në rrjetet sociale. Ne i lëmë fqinjët në paqe dhe dëgjojmë muzikën tonë të preferuar me kufje. Ndoshta kur plazhi është zbrazur mund të dëgjoni muzikë me zë të lartë, po në raste të tjera nuk është normale.

Vendoseni telefonin larg!

Ju jeni me pushime, mos e harroni këtë. Mos hidhni një sy në smartphone çdo minutë, por shikoni përreth dhe shijoni peizazhin.

Privatësia mbi gjithçka!

Mos bëni telefonata, video apo foto ku mund të portretizosh edhe fqinjët e çadrës. Pak intimitet!

Epo në plazh iket për të bërë qejf, ndaj dhe ne ju dhamë këshillat e duhura në lidhje me një pjesë shumë të rëndësishme të ditës, siç është telefoni. 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here