5 ide se si të kombinoni një këmishë xhins për një dukje plot elegancë

0
453

Veshjet xhins, kurrë nuk do të ekzistojë një kohë që do të quhen jashtë mode. Xhinsi gjen përdorim në shumë lloje veshjesh apo edhe çizme dhe këpucë. Ndonjëherë duket e vështirë për ta kombinuar, sidomos kur bëhet fjalë për këmishat e tilla.

Në këtë artikull do ju tregojmë se cilat janë 5 kombinimet perfekte për këmishën tuaj xhins.

1.  Xhins mbi xhins

5 ide se si të kombinoni një këmishë xhins për një

Veshja xhins mbi një tjetër xhins është kombinimi më i sigurt që mund të bëni, kujdesi i vetëm që duhet të tregoni është tek ngjyrat e tyre. Nëse do të zgjidhni që ngjyrat të përafrojnë me njëra- tjetrën do të ishte ideale.

2.  Këmishë xhins me streçe

5 ide se si të kombinoni një këmishë xhins për një

Një dukje sportive dhe shumë e pranueshme është kombinimi i një këmishe xhins me streçe dhe atlete. Madje mund të themi se kjo veshje do t’ju bëjë të ndiheni super komode në daljet tuaja.

3.  Këmishë xhins me pantallona të shkurtra

5 ide se si të kombinoni një këmishë xhins për një

Një ndërthurje e klasikes dhe sportives. Një këmishë xhins, me një palë pantallona të shkurtra të ngjashme me një palë bokse të meshkujve dhe me një palë këpucë më majë të mbyllura do ju bënte shumë tërheqëse. Nëse do ta përdorni si veshje vjeshte një xhaketë në ngjyrë të zezë do ta kompletonte kombinimin.

4.  Këmishë xhins, minifund dhe xhaketë

5 ide se si të kombinoni një këmishë xhins për një

Minifund i zi , xhaketë oversize , vathë e varëse në ngjyrë floriri, sandale me taka me xhevahir dhe çante mini rrjetë: ja një ‘look’ mbrëmjeje i sofistikuar dhe gjithnjë i freskët.

5. Këmishë xhins blu me fund xhins të zi

5 ide se si të kombinoni një këmishë xhins për një

E kush tha se xhinsi blu nuk kombinon me atë të zi? Përveç faktit se dy veshje xhins qëndrojnë shumë mirë pranë njëri- tjetrit, i kombinuar me atë të zi mund të themi bindshëm se është më ‘in’ i momentit. Ndaj mund ta vishni pa u menduar dy herë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here