Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka publikuar të dhënat më të fundit për gjendjen aktuale në vendkalimet kufitare të Kosovës.
Pas shumë ditësh me pritje të gjata në disa prej pikave kufitare, të dhënat e fundit tregojnë se nuk ka shumë kolona të gjata, as në hyrje e as në dalje të pikave kufitare.
Pritjet për të hyrë apo dalë nga Kosova janë 3 deri në 5 minuta, përveç pikatës kufitare të Merdarit, ku pritjet arrijnë 5 deri në 10 minuta.
Më poshtë gjendja në të gjitha pikëkalimet kufitare. /GazetaSinjali/
