Policia e Kosovës vazhdimisht po bënë apele për pjesëmarrësit në komunikacion që të respektojnë rregullat në trafik, pasiqë numri i aksidenteve që po ndodhin në vendin tonë po vazhdon të jetë shqetësuese.
Në 24-orët e fundit në Kosovë kanë ndodhur 49 aksidente trafiku, 21 prej tyre ishin me persona të lënduar kurse në 28 tjerë raportohet vetëm për dëme materiale.
Në statistikat e përgjithshme të publikuar nga Policia e Kosovës bëhet e ditur se janë shqiptuar edhe 2 mijë e 4 tiketa trafiku, për shoferët të cilët nuk kanë respektuar rregullat e komunikacionit.
Përveç aksidenteve dhe tiketave të shqiptuara, policia gjatë ditës së djeshme ka arrestuar edhe 13 persona, 6 prej tyre janë dërguar në mbajtje dhe 1 në vuajtje të dënimit.