48 gola me Francën/ Giroud, shumë pranë rekordit të Thierry Henry

0
353

Ndeshjet miqësore shpesh u shërbejnë përfaqësuesve dhe trajnerëve të tyre të eksperimentojnë me skemat apo lojtarë të rinj, por gjithashtu, për lojtarët me eksperiencë, shërbejnë për të përmirësuar numrat e tyre. Këtë gjë e ka shfrytëzuar në maksimum sulmuesi i Milan-it, Oliver Giroud, i cili në dy ndeshjet e fundit me “Gjelat” ka shënuar dy gola, duke ndryshuar dhe përmirësuar numrat e tij me Francën.

35-vjeçari me dy rrjetat ndaj Bregut të Fildishtë dhe Afrikës së Jugut, ka prekur shifrën e 48 golave dhe tani është vetën 3 gola larg rekordmenit dhe golashënuesit më të mirë të Francës, Thierry Henry, i cili mban “podiumin” me 51 rrejta në 123 prezenca.  Giroud po kalon një sezon fantastik në aspektin personal, pasi edhe me Milan-in ka arritur të bëjë mirë, me 11 gola në të gjitha kompeticionet, 8 prej tyre në kampionat, aty ku “kuqezinjtë” kryesojnë renditjen në Serie A.

Oliver Giroud përfitoi nga dëmtimi i Karim Benzema, duke luajtur në total 154 minuta në dy takimet miqësore, nga të cilat jo vetëm ka përmirësuar numrin e golave, por edhe të prezencave me përfaqësuesen. Giroud numëron 112 ndeshje me Francën, i pesti në listë, (pas, Thuram, Lloris, Henry dhe Desailly) ndërsa tani objektivi i tij real do të jetë barazimi dhe vendosja e një rekordi të ri në listën e golashënuesve, pasi mundësitë janë, duke marrë parasysh që në këtë vit kalendarik do të luhet edhe Kupa e Botës dhe me formën e treguar në këtë edicion, ishi i Chelsea-t dhe Arsenal-it do të ketë një ftesë të sigurt nga trajneri Deschamps, me sulmuesin që këtë mundësi dhe moment do të kërkojë ta shfrytëzojë në maksimum.

Giroud është pjesë e përfaqësueses franceze nga viti 2011 dhe në Rusi, në vitin 2018, Oliver vendosi “duart” te trofeu i Kupës së Botës./SS

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here