Policia e Kosovës ka publikuar raportin e saj 24-orësh, ku njofton se gjatë kësaj periudhe janë regjistruar 44 aksidente me dëme materiale dhe 23 aksidente me të lënduar, shkruan 04 Online.
Sipas raportit, aksidentet vazhdojnë të mbeten një problem i madh për sigurinë rrugore në vend.
Po ashtu, gjatë 24 orëve të fundit, 20 persona janë arrestuar, ndërsa 7 prej tyre janë dërguar në mbajtje për veprime të ndryshme, përfshirë shkelje të ligjit.
Policia e Kosovës ka njoftuar gjithashtu se janë shqiptuar 2051 gjoba, duke theksuar se vazhdon aplikimi i masave për të siguruar rendin dhe sigurinë publike./04 Online