“433” mahnitet me golin e “torturuesit të Real Madridit”, Edon Zhegrova

0
91

Një nga faqet më të mëdha sportive në botë “433” është mahnitur me një lëvizje të yllit kosovar, Edon Zhegrova.

Sulmuesi kosovar, i cili po kalon në formë të jashtëzakonshme këtë edicion të garave me Lille, ka treguar aftësitë e tij në stërvitje.

Ai goditi topin pas portës dhe arriti të shënojë gol, gjë kjo që e ka mahnitur faqen “433”, e cila e ka shpërndarë këtë video në rrjetin social “Instagram”.

Edon Zhegrova ra në sy të opinionit futbollistik në Europë dhe jo vetëm me paraqitjen e tij fantastike ndaj Real Madridit këtë të mërkure.

Ylli kosovar u shpallë më i miri i ndeshjes, në një duel, ku të pranishëm ishin Jude Bellingham, Kylian Mbappe, Vinicius Jr, Fede Valverde e shumë yje të tjerë të futbollit europian dhe jo vetëm.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here