4 hapa se si të shpëtoni nga puçrrat në fytyrë!

0
389

Nëse në fytyrën tuaj ose pjesë të tjera të trupit shfaqen puçrra, zakonisht ky është një tregues i sëmundjes se lëkurës njohur si Akne.

Të kesh akne nuk është fatale, por sigurisht ato lënë shenja në leëkurën tuaj. Poret e lëkurës sonë lidhen me gjëndra yndyrore/vajore që gjenden nën lëkurë. Kanalet e vogla të quajtura fulikula lidhin poret me gjëndrat.

Gjëndrat prodhojnë një lëng vajor që quhet sebum. Sebumi ka për detyrë që me anë të fulikulave të nxjerrë në sipërfaqe qelizat e vdekura të lëkurës, po nëpërmjet fulikulave një qime e vogël fillon të rritet në lëkurë. Nëse këto fulikula bllokohen, puçrrat nisin të dalin, si rrjedhojë yndyra grumbullohet nën lëkurë.

Fytyra, shpatullat, qafa, kraharori dhe shpina kanë një numër të madh fulikulash yndyrore, rrjedhimisht këto janë edhe zonat më lehtësisht të prekshme nga aknet. Rezulton që shumica e njerëzve që kanë puçrra kanë provuar mjekime të ndryshme me qëllimin për t’i zhdukur aknet një herë e përgjithmonë.

Pjesa më e madhe e këtyre barnave nuk janë një zgjidhje e qëndrueshme për aknet, për më tepër përdoruesve i shtohen efektet anësore të këtyre medikamenteve.

Mënyra më e mirë dhe më efektive për të siguruar eliminimin total të puçrrave nga fytyra dhe trupi juaj është te zgjidhni rrugën natyrale. Bëhet fjalë për disa ndryshime që mund të bëni në stilin tuaj të jetesës, të cilat japin një rezultat të kënaqshëm në eliminimin dhe parandalimin e akneve.

Disa nga këto receta natyrale po ua propzojmë në vazhdim:

Shmangni karbohidratet e thjeshta

Ushqimet me karbohidrate të thjeshta janë ato që përmbajnë niseshte të pastër ose pothuajse të pastër. Në to nuk gjenden përbërës ushqimorë të nevojshëm për trupin si proteina, fibra dhe minerale.

Karbohidratet e thjeshta gjenden në ushqime të tilla si: produktet me sheqer të përpunuar, pijet e gazuara, lëngjet e frutave dhe ëmbëlsira, çokollata, biskota, etj. Trupi jonë transformon shpejt karbohidratet e thjeshta në glukozë, e po aq shpejt përthithen nga qarkullimi i gjakut dhe rritet niveli i glukozës në gjak.

Nëse ju konsumoni ushqime që e furnizojnë trupin tuaj me më shumë glukozë sesa kapaciteti i tij për ta kthyer atë në energji, rrezikoni shëndetin tuaj. Duke qenë se lëngu yndyror në gjëndrat dhjamore trashet, bëhet tepër ngjitës, bakteret ngecin lehtësisht.

Sa më shumë shtohet sasia e glukozës për bakteret aq më shpejt ato shumohen, duke krijuar kështu një koloni bakteresh në poret e lëkurës. Sapo qelizat imunitare të trupit zbulojnë prezencën e këtyre kolonive bakteriale, ato sulmojnë. Në lëkurë ky proces shfaqet me ënjtje, skuqje dhe kruarje.

Pini shumë ujë çdo ditë

Lëkura është organi më i madh i trupit të njeriut. Që ajo të qëndrojë e freskët dhe rinore ka nevoje për një sasi të mirë hidratimi. Procesi i djersitjes që është përgjegjës për largimin e mbetjeve qelizore nga trupi, bëhet nëpërmjet lëkurës.

Nëse në trup nuk do të kishte ujë, mëlçia dhe veshkat tuaja nuk do të ishin në gjendje të largonin mbetjet qelizore prej trupit tuaj. Duke konsumuar më shumë ujë do të garantoni eliminimin e toksinave, përmirësimin e pamjes së lëkurës suaj dhe gjithashtu përmirësimin e shëndetit në përgjithësi.

Ekspertët e shëndetësisë rekomandojnë të paktën 8 gota ujë në ditë. Ky ujë duhet të jetë ujë natyral mineral nga burime ujore që nuk janë trajtuar me klor ose fluor.

Shmangni irritimin e lëkurës

Në përpjekjet për të eliminuar puçrrat nga lëkura e tyre, disa njerëz praktikojnë larjen e shpeshtë të lëkurës me sapun të ashpër. Kjo sjellje nuk jep rrezultat për shkak se puçrrat janë manifestim i një problemi nën lëkurë, i cili nuk mund të largohet nga aplikimi i kimikateve të papërpunuara në lëkurë.

Trajtime të tilla, të ashpra kanë një efekt negativ në qelizat e brishta e të ndjeshme të lëkurës suaj. Shmangni prekjen me duar të këtyre zonave dhe mbajini duart tuaja sa më të pastra/ të disinfektuara.

Shtrydhja e puçrrave mund të provokoj më shumë ënjtje e skuqje, si rezultat i shtyrjes më thellë me gishta të infeksionit në lëkurë. Gjithashtu rritet mundësia që plagët të kthehen në shenja që mbeten në lëkurë për shumë kohë.

Sigurojini trupit tuaj ushqyesit e nevojshëm për një lëkurë të shëndetshme.

Shumica e njerëzve me akne në fytyrë kanë mungesë të Vitaminës A. Marrja e përditshme e vitaminës A, do të sigurojë energjinë e nevojshme dietike që kërkon trupi juaj për procesin e prodhimit të hormoneve, si dhe prodhimin e yndyrnave të shëndetshme për lëkurën. ( Vitamina A gjendet tek qumeshti, e verdha e vezës, vaji i peshkut, gjalp, domate, spinaq, qershi, pjeshkë, kajsi, karrota, pjepër etj.)

Edhe mungesat e vitaminës B-2 mund të shkaktojnë probleme në lëkurë. Vitamina B-2 është zbuluar të ketë rëndësi të veçantë në mirëqenien e përgjithshme të lëkurës.

Sigurohuni të merrni një shtesë bazë të përditshme të Vitaminës B-2. (Vitamina B2 gjendet në të bardhën e vezës, mishin e pulës, peshk, në organet e brendshme të shtazëve- mëlçi, veshka, zemër etj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here