Çiklizmi është një mënyrë e shkëlqyer për të kryer aktivitet fizik dhe për të humbur kilogramët e tepërt. Por jo vetëm kaq, pasi ky aktivitet është një mënyrë shumë e mirë për të luftuar stresin dhe për t’u ndierë më mirë.
I bën mirë zemrës.
Aktiviteti fizik e bën zemrën të rrahë më shpejt dhe të furnizojë trupin me oksigjen dhe gjak. Me kalimin e kohës, ky lloj aktiviteti fizik do ta bëjë zemrën tuaj më të fortë dhe do të ulë rrezikun e sëmundjeve kronike. Ekspertët rekomandojnë ngarjen e biçikletës për të paktën 2 orë e gjysmë në javë.
Ju ndihmon të digjni më shumë kalori.
Nëse dëshironi të humbisni në peshë, atëherë është koha të përdorni biçikletën.
Çiklizmi, në varësi të intensitetit, mund t’ju ndihmojë të digjni deri në 740 kalori në orë.
Më shumë rezistencë.
Pedalet e biçikletës formojnë një lloj rezistence për muskujt duke ndihmuar zhvillimin e tyre. Një pedalim më i fortë dhe më i shpejtë do ju ndihmojë të keni muskuj të fortë e të tonifikuar të këmbëve. Një gjë e tillë do të ofrojë më shumë mbështetje dhe lehtësi edhe për njerëzit që janë mbipeshë.
Më pak dhimbje kyçesh.
Çiklizmi është një aktivitet shumë i mirë për njerëzit që vuajnë nga dhimbjet e kyçeve, gjunjëve dhe që kërkojnë një mbështetje kockore për peshën e madhe të trupit. Lëvizja e gjunjëve rrit prodhimin e lëngjeve që lubrifikojnë kyçet dhe zbut dhimbjet. Kyçet dhe muskujt duhen mbajtur në lëvizje, por ajo duhet të jetë e kontrolluar në rast se keni probleme serioze që ndikojnë në lëvizshmërinë tuaj.
Nëse keni probleme të tilla, ekspertët sugjerojnë që përpara se të ndërmerrni një aktivitet të caktuar fizik të konsultoheni me një mjek ortoped.