Në 24 orët e fundit në vend janë regjistruar gjithsej 38 aksidente trafiku. Prej tyre, 17 aksidente kanë përfunduar me persona të lënduar, ndërsa 21 të tjera kanë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Gjatë të njëjtit interval kohor, autoritetet kanë shqiptuar 2 mijë e 197 gjoba ndaj shkelësve të rregullave të trafikut rrugor, në kuadër të kontrolleve të rregullta policore.
Po ashtu, janë arrestuar 15 persona, nga të cilët 9 janë dërguar në mbajtje, ndërsa 3 persona janë dërguar në vuajtje të dënimit./04 Online












































