38 aksidente në 24 orët e fundit në Kosovë, tre prej tyre vetëm në rajonin e Prizrenit

0
229
Foto: Ilustrim

Në raportin 24 orësh, Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në vendin tonë kanë ndodhur 38 aksidente trafiku.

Fatmirësisht asnjë prej tyre nuk ka përfunduar me fatalitet, ndërsa 15 aksidente përfunduan me persona të lënduar, kurse 23 tjerë raportohet të kenë qenë vetëm me dëme materiale.

Gjatë ditës së djeshme vetëm në rajonin e Prizrenit u raportuan tri aksidente, një prej tyre në Mushtisht të Suharekës, një në Lubizhdë dhe Reqan të Prizrenit.

Fshati Mushtisht, Suharekë (NN) 15.06.2022 – 10:30. Ka ndodhë një aksident trafiku me lëndime ku të përfshirë kanë qenë  dy automjete civile me drejtues meshkuj kosovar. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar drejtuesit e automjete si dhe një bashkudhëtar të cilët me autoambulancë janë dërguar në Spitalin Rajonal Prizren të janë duke marrë tretman mjekësor. Rasti nën hetime.

Fshati Lubizhdë, Prizren (NN) 15.06.2022 – 15:15. Ka ndodhë një aksident trafiku në mes të dy automjeteve me ngasës meshkuj kosovar. Si pasojë e aksidentit lëndime të lehta trupore ka pësuar njëri nga ngasësit dhe pas marrjes së tretmanit mjekësor është liruar në shtëpi.

Fshati Reqan, Prizren (NN) 15.06.2022 – 14:28. Ka ndodhë një aksident trafiku ku ngasësi mashkull kosovar nga pakujdesia me veturën e tij ka goditur një këmbësore femër kosovare. Si pasojë e aksidentit këmbësorja ka pësuar lëndime trupore dhe pas marrjes së tretmanit mjekësor është liruar në shtëpi.

Policia gjithashtu, në 24 orët e fundit ka dënuar 1 mijë e 858 shoferë të cilët nuk kanë respektuar rregullat e komunikacionit.

Policia gjatë kësaj periudhe kohore ka arrestuar 16 persona, ku 13 prej tyre janë dërguar në mbajtje, ndërsa një tjetër në vuajtje të dënimit./SO

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here