36-vjet nga rënia e dëshmorëve Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu

0
107

Sot mbushen 36 vjet nga rënia e dëshmorëve të Kombit, Fahri Fazliu dhe Afrim Zhitia, nga Komuna e Podujevës.

Me këtë rast, në nderim të veprës së heronjve Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu do të bëhen homazhe te varret e tyre në varrezat e dëshmorëve në lagjen Velania Prishtinë, në orën 12:00, ndërsa në ora 13:00 do të bëhen homazhe te vendi i rënies – Bregu i Diellit, Prishtinë.

Fahriu dhe Afrimi ranë më 2 nëntor 1989, në “Bregun e Diellit” në Prishtinë, pas një luftimi të pabarabartë me forcat e armikut.

Fahri Fazliu, u lind në vitin 1963 në Llaushë të Podujevës. Shkollën fillore e përfundoi në vendlindje, ndërsa të mesmen në Prishtinë. Ai ishte pjesëmarrës edhe në demonstratat e vitit 1981. Ai aktivitetin e tij në çlirim të atdheut e vazhdoi gjatë tërë kohës edhe në vendin e tij të punës dhe kudo ku i jepej mundësia.

Afrim Zhitia u lind në vitin 1965 në Llugë të Podujevës. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, ndërsa të mesmen në Prishtinë. Më 1982, si nxënës i vitit të tretë të shkollës së mesme, inkuadrohet në organizatën ilegale Fronti Nacionalçlirimtar i Kosovës. Më 1984 arrestohet bashkë me shokë dhe dënohet me katër vjet burgim.

Kështu më 2 nëntor të dy, Afrimi dhe Fahriu, u rrethuan në lagjen “Bregu i Diellit” nga UDBA serbe dhe prej orës 12:45 deri në ora 19:00 të shtënat nuk janë ndalur, ku ranë heroikisht të dy atdhetarët.

Në nderim të jetës dhe veprës së tyre sot do të mbahen homazhe pranë Obeliskut të heroit të kombit në Llugë, te varrezat e heronjve në Prishtinë, si dhe afër vendit ku Afrimi e Fahriu ranë heroikisht.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here