36-vjeçari e bën llom shtetasin e Shqipërisë në Duhël, s’ia solli veturën të cilën e bënë pazar

0
303
Foto: Ilustrim

Rastet e mosmarrëveshjeve që lidhen me shitblerjen e veturave janë shumë të shpeshta në vendin tonë. E shpesh herë fjalët fyese ndaj njëri-tjetrit përcillen edhe me kërcënime e përleshje fizike, raporton Gazeta Sinjali.

Për një rast të tillë që ka ndodhur në fshatin Duhël, Prokuroria ka nisur hetimet.

Burimet e Gazetës Sinjali kanë bërë me dije se një shtetas i Shqipërisë ka kërkuar ndihmën e Policisë, pasi i njëjti dyshohet se është sulmuar fizikisht nga një 36-vjeçar.

Bazuar në dëshminë e tij, e gjithë zënka ka ndodhur pasi 66-vjeçari i kishte treguar të dyshuarit se nuk ka mundur t’ia sjellë veturën për të cilën kishin bërë pazar. Gjatë takimit, i dyshuari kishte eskaluar në dhunë fizike, duke e goditur viktimën me grushte.

Si rezultat i denoncimit, i dyshuari është arrestuar dhe është shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që i dyshuari të hetohet në liri për veprën penale ‘Sulm’.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here