34 vjeçarja e dehur porositë taksi deri në Ukrainë, kur zgjohet nuk u beson syve

0
720

Një britanike në gjendje të dehur, ka rezervuar në aplikacionin “Uber” një udhëtim për në Ukrainë.

Leoni Fildes ishte duke festuar ditëlindjen e shoqes, kur grupi nisi të diskutonte për situatën në Ukrainë. Ajo në këtë moment hap aplikacionin dhe rezervon një taksi për udhëtimin që do t’i kushtonte 4578 paundë. Të nesërmen në mëngjes, teksa donte të bënte një veprim në llogari, iu komunikua se nuk kishte para të mjaftueshme. Aty ajo mësoi për veprimin që kishte kryer dhe se si Uber kishte bërë 9 kërkesa për marrjen e parave. Fatmirësisht, ajo shpëtoi sepse nuk kishte kredit të mjaftueshëm për të kryer këtë udhëtim që mund të rezultonte fatal për të.

“Nuk mbaja mend asgjë të nesërmen. U zgjova nga një telefonatë e bankës që më thoshte se karta ime ishte përdorur për mashtrim. Uber u përpoq të më merrte pagesën nëntë herë nga llogaria ime, ishin mjaft të vendosur.

Nëse Leoni do të kishte porositur një taksi të rregullt UberX, do t’i kushtonte nga 2,564 deri në 3,313 paund, por nëse do të kishte blerë një UberXL, do të kushtonte midis 3,688 dhe 4,758 £.

Ajo shpjegon më tej se si ndodhi historia:

“Kisha dalë me një nga miqtë e mi, e ishim duke biseduar për luftën në Ukrainë. Ne pimë shumë, pasi mbaruam po përpiqeshim të merrnim një taksi për të na dërguar në shtëpi. Kisha kërkuar që të shkoja drejt Ukrainës, por për fat të mirë ai shërbim nuk ishte i disponueshëm. Nuk e di ç’do të ndodhtë me mua nëse do të shkoja në Ukrainë”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here