Një aksion i Krimeve Ekonomike është zhvilluar sot në rajonin e Mitrovicës, ku janë identifikuar dhe proceduar komisionerë zgjedhorë të dyshuar për falsifikimin e rezultateve të zgjedhjeve të 28 dhjetorit.
Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka njoftuar se deri tani janë intervistuar shumica prej 43 kryesuesve të Qendrave Komunale të Numërimit
Zëdhënësi i Prokurorisë, Valon Preteni, konfirmoi për Gazetën Sinjali se 34 prej tyre janë ndaluar për 48 orë për veprën penale “Falsifikimi i votave”.
Tutje, Preteni shtoi se ata dyshohen për manipulim të rezultateve zgjedhore.
“43 kryesues janë arrestuar ku 34 prej tyre janë ndalur për 48-orë, ata dyshohen për për veprën penale “Falsifikimi i votave””, thuhet në konfrimim.
Në mëngjes, Gazeta Sinjali ka raportuar ekskluzivisht për një aksion të Krimeve Ekonomike në rajonin e Mitrovicës, ku komisionerët zgjedhorë dyshohen për falsifikimin e rezultateve të zgjedhjeve të 28 dhjetorit.
Sipas burimeve të Gazetës Sinjali, ky aksion nuk është i izoluar, por është pjesë e një operacioni më të gjerë në nivel vendi, i cili ka nisur disa ditë më parë.
Gazeta Sinjali do të raportojë ekskluzivisht për emrat e të dyshuarve dhe masat konkrete që do të ndërmerren nga organet e drejtësisë, sapo të konfirmohen zyrtarisht.














































