A. D., 31 vjeçar nga Prizreni, është arrestuar dhe ekstraduar në Kosovë nga Gjermania. Aktualisht, ai ndodhet në një nga qendrat korrektuese të vendit.
Duraku ka një dosje të pasur me vepra penale, për të cilat është dënuar vazhdimisht.
Burimet e Sinjalit raportojnë se ndaj tij janë lëshuar rreth 20 urdhëresa për raste të ndryshme.
Për veprën penale “Shantazh”, ai është dënuar me 3 vjet e gjysmë burgim dhe një gjobë, ndërsa për “Lëndim të lehtë trupor” është shpallur fajtor dhe është dënuar me 1 vit burgim.
Pas përfundimit të procedurave të nevojshme, ai është dërguar në burg për të vuajtur dënimin.