300 mijë € gjobë, Bayerni nuk e toleron sulmuesin “rebel”

0
188

Drejtuesit e Bayern Munchen kanë gjobitur Sadio Mane me mbi 300 mijë euro për goditjen me grusht ndaj Leroy Sane sipas Sky Sports Germania.

Dy sulmuesit e Thomas Tuchel, debatuan gjatë minutave të fundit të duelit ndaj Manchester City në Champions League.

Ata nisën sharjet nga ana e lojtarit të kombëtares gjermane, ndërsa senegalezit shpërtheu në dhomat e zhveshjes duke e goditur.

Mes lojtarëve u rikthye paqja, të dy kërkuan ndjesë për fjalët dhe veprimet e tyre. Ndërkohë, drejtuesit bavarezë kanë gjobitur Mane.

Jo vetëm kaq, sulmuesi i ardhur nga Liverpooli në merkaton verore nuk u grumbullua për takimin e fundjavës ndaj Hoffenheim.

Ndërkohë, trajneri Tuchel theksoi se Sadio Mane do të jetë i gatshëm për Bayernin në përballjen me Manchester City.

Bavarezët do të tentojnë përmbysjen e humbjes 3-0 në çerekfinalen e parë të luajtur në “Etihad Stadium”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here