Gjykata Themelore në Prizren i ka caktuar masën e paraburgimit një personi me inicialet E.S pasi dyshohet se e ka kryer veprën penale “ngacmim”.
Në komunikatë thuhet se “i pandehuri E.S., vë personin tjetër përkatësisht të dëmtuarën, nën vëzhgim në një sjellje të vëmendjes së vazhdueshme dhe të padëshirueshme duke komunikuar me qëllim të ngacmimit dhe frikësimit, në atë mënyrë që për shkak se e dëmtuara me të pandehurin ka shkëputur lidhjen e tyre duke kërkuar nga ai që të mos e pengoj në të ardhmen, i pandehuri vazhdon të komunikoj me të njëjtën në mënyrë të drejtpërdrejt si dhe përmes telefonit duke i dërguar mesazhe elektronike, mban nën vëzhgim duke qëndruar para banesës së saj“.
Pasi e dëmtuara e ka paraqitur rastin në Polici, i dyshuari ka shkuar në banesën e saj dhe i ka thënë: nuk guxon me dal prej banesës, shko hiqe deklaratën që e ki dhënë në polici.
Gjykata thotë se te viktima kjo ka shkaktuar shqetësim të madh, frikë dhe pasiguri për jetën e saj dhe të vajzës së saj me të cilën jeton.