3 trajtime në shtëpi për të rinuar lëkurën e duarve!

0
253

Duart tona kanë një lëkurë shumë të hollë dhe të ndjeshme. Pikërisht për këtë kërkojnë kujdes të veçantë. Disa faktorë mund ta rrënojnë lëkurën.
Për shembull, era e fortë, ekspozimi ndaj diellit, kimikatet, rezultati është njollat dhe mungesa e butësisë. Risi jane trajtimet në shtëpi, të cilat shërbejnë si një zgjidhje reale.

Ne kemi sjellë tre opsione dhe secila prej tyre është e ndarë në tri faza: përgatitja, zbutja dhe hidratimi.
Kjo menyre në shtëpi jo vetëm që do të ndihmojë për të luftuar efektet e shkaktuara nga faktorët e jashtëm, por edhe ato te moshës. Trajtimet janë efektive dhe ekonomike.

Trajtimi i parë
Përzieni dy lugë kripë deti me një pikë yndyrore të pemës së çajit dhe dy lugë vaj kokosi, të cilat mund të zëvendësohen me vajin e perimeve.
Pas kesaj vendosni përzierjen në duart tuaja dhe filloni ti masazhoni nepermjet majave te gishtave. Pastaj bëni një maskë me te verdhe veze,një lugë çaji me vaj ulliri dhe disa pika lëng limoni. Miksonjeni mirë dhe kalojeni në duart tuaja për 15 minuta. Shpelajini duart me ujë të ngrohtë dhe shihni rezultatet. Gjithmonë bëjeni trajtimin gjatë natës dhe shmangni ekspozimin ndaj diellit.

Trajtimi i dytë
Ne lëngun e një limoni shtoni disa pika vaj esencial qitroje, një majë të bikarbonatit të natriumit dhe një majë pluhur kanelle. Miksojini mirë, kalojeni në duart tuaja dhe lereni për pesë apo shtatë minuta.
Hapi i dytë është përzierja e gjysmë lugë te lekures se grire te portokallit me një lugë sheqer, dy lugë gjelle xhenxhefil dhe një lugë gjelle vaj ulliri.
Lagni furçën tuaj ose sfungjer dhe kalojeni në lëkurë duke e masazhuar.

Së fundmi, përzieni lëngun e një portokalli, një lugë çaji vaji susam dhe një majë piper të kuq.Perziejeni mirë dhe kalojeni në duart tuaja. Shpëlajini duart me ujë të rrjedhshëm pas pesë minutash. Për rezultate më të mira, kaloni vajin e bajames në fund të këtij trajtimi.

Para se të aplikoni ndonjë prej këtyre recetave, bëni një test alergjie.
Aplikojini ne nje pjese te vogel te lekures dhe prisni disa minuta. Nëse asgjë nuk ndodh, ju mund ta vazhdoni normalisht procesin.

Faleminderit për leximin dhe mos harroni të ndani këtë artikull me miqtë dhe familjen tuaj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here