3 tendencat kryesore të vetullave për këtë vit

0
363

Tendencat e bukurisë ndryshojnë çdo sezon. Megjithatë, trendet e vetullave po ndryshojnë me një ritëm më të ngadaltë, janë vetullat e trasha dhe me formë të mirë ato që kanë mbizotëruar vitet e fundit.

Edhe pse pamja natyrale është ajo që preferojnë shumica e femrave për vetullat e tyre, ka disa trende që kanë filluar të fitojnë gjithnjë e më shumë pëlqim së fundmi.

Themeluesja e markës “Anastasia Beverly Hills”, e cila kujdeset për vetullat e shumë femrave të famshme në Hollyëood thotë se janë 3 trende kryesore për këtë vit.

“Skinny Brows”

 “Më kujtohet që motra ime i shkulte tepër vetullat. Por vetullat e tilla të holla i bëjnë sytë të duken shumë larg njëri-tjetrit dhe urën e hundës më të gjerë. Kështu, përmasat e tipareve të fytyrës humbasin.”

Skinny Brows

“Bleached Brows”

“Kam vite që i bëj vetullat e Kendall Jenner-it. Në sesione fotografike, ajo shpesh i bën vetullat e zbardhura.  Ky trend është i mirë për një sesion fotografik sepse i sjell sytë në qendër të vëmendjes. Por, në jetën reale, ka mënyra të tjera për t’i bërë vetullat tuaja të duken më të lehta, me produkte që mund të hiqen me pastrues make-up në fund të ditës. Kështu që unë nuk jam një adhuruese e madhe e trendit që është vetëm për një ditë.”

Bleached Brows, Kendall Jenner

“Brow Lamination”

Qimet e vetullave padyshim kanë një strukturë të ndryshme nga flokët në kokën tonë. Ato kanë lëvizje dhe skajet e vetullave duhet të jenë pak më të lakuar, kështu që kur i krihni vetullat, ato duhet të kenë atë pamjen e bukur të lakuar që krijon vetullën perfekte. Me këtë trend, vetullat përfundojnë të ngritura dhe qimet plotësisht të drejta. Nuk mendoj se duken shumë natyrale, por nëse dikush e dëshiron këtë efekt, atëherë ok.”/tvklan.al

Brow Lamination

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here