Sot duam të flasim për disa metoda natyrale me mjaltë që do t’ju ndihmojnë në trajtimin e gripit.
E dinit që mjalti është një antibiotik natyral? Falë vetive të tij shëruese, ky ushqim është një medikament i lashtë për të forcuar sistemin imunitar dhe për të luftuar shumë sëmundje. Në këtë artikull do të zbuloni tre receta me mjaltë për të trajtuar gripin.
- 1. Mjaltë dhe kanellë
Kombinimi i mjaltit dhe kanellës mund të forcojë mbrojtjet, duke përshpejtuar kështu zhdukjen e simptomave të gripit. Ndër ilaçet më të mira për trajtimin e gripit, gjejmë këtë recete shumë të thjeshtë për t’u përgatitur dhe gjithashtu të shijshme. Thjesht duhet të përzieni mjaltin me pak pluhur kanelle, derisa të merrni një përzierje kremoz, e cila do të veprojë si një shurup.
Në këtë rast, vetive të mjaltit u shtohen dhe ato të kanellës, e famshme për vetite e saj antivirale, antibakteriale dhe antimykotike. Me këtë kombinim, do të stimulojmë organizmin të superojë sikletet e provokuara nga gripi.
Përbërësit:
4 lugë gjelle kanellë pluhur (60 gr)
4 lugë gjelle mjaltë (80 gr)
Përgatitja dhe dozat
Përzieni përbërësit dhe vendosini në një kavanoz qelqi të mbyllur mirë. Nëse mjalti është shumë i fortë, mund ta ngrohni në banjëmari.
Merrni një lugë çdo ditë gjatë fazës së gripit, para çdo vakti.
- 2. Hudhër e përpunuar me mjaltë
Receta e dytë për të luftuar simptomat e gripit është një përzierje e mjaltit me hudhër të gjallë. Hudhra, e cila përmban alicinë, është një përbërës shumë special për të luftuar virueset, bakteret, kërpudhat dhe parazitët. Gjithashtu parandalon edhe sëmundjet kardiovaskulare.
Këshillohet që ky medikament të përdoret për të parandaluar gripin ose të merret sapo të shfaqen simptomat e para. Në këtë mënyrë do të forcohet sistemi imunitar, do të reduktohen simptomat dhe do të përshpejtohet shërimi.
Përbërësit:
10 thelpinj hudhër (150 gr)
7 lugë gjelle mjaltë (140 gr)
Përgatitja dhe doza
Prisni thelpinjtë e hudhrës në feta të holla
Vendosini në një kavanoz bashkë me mjaltin
Lërini në një vend të errët për një javë
Merrni një lugë kafeje esëll, ose nëse jeni me grip, rriteni sasinë deri në 5 doza në ditë.
- 3. Shurup portokalli, xhinxher dhe mjaltë
Kjo është receta e fundit, një shurup që mund ta përgatisim në shtëpi, në mënyrë të thjeshtë dhe ekonomike. Në këtë rast, do t’i shtojmë mjaltë lëkurë së portokallit, i cili falë vitaminës C ndihmon kundra shqetësimeve respiratore dhe rrit mbrojtjen imunitare. Do të shtojmë edhe xhinxherin, një erz pikante që rrit temperaturën e organizmit dhe ndihmon kundra etheve.
Përbërësit
Lëkura e dy portokajve biologjikë
1 lugë kafeje xhinxher pluhur ose një fetë xhinxher i freskët
6 lugë gjelle mjaltë
2 gota ujë ose lëng portokalli
Përgatitja dhe dozat:
Zieni lëkurat e portokallit dhe xhinxherit në ujë për 30 minuta.
Pas kësaj kohe shtoni mjaltin dhe ziejeni për 15 minuta. Lëreni të ftohet më pas.
Konservojeni shurupin në një kavanoz, lëreni në frigorifer dhe merrni 3 lugë gjelle në ditë, larg vakteve, gjatë kohës që keni simptoma të gripit.