Aroma e djersës është me të vërtetë një situatë e pakëndëshme, sidomos në verë. Ky ndodh për shkak të prodhimit të djersës në zonat poshtë sqetullave.
Kjo zonë gjithashtu lehtësisht bëhet e ndjeshme ndaj ndotësve dhe bëhet e errët. Për të reduktuar këtë erë, ekziston një numër i madh deodorantëshve kimikë të disponueshëm në treg. Por, ato nuk mund të jenë zgjidhje e përhershme. Në vend të kësaj, provoni disa mjete të natyrshme me përbërës lehtësisht të disponueshëm që zvogëlojnë erën e keqe dhe e bëjnë lëkurën më të butë dhe të bardhë.
1.Sodë buke dhe lëng limoni
Përbërësit :
Sode buke – 1 lugë gjelle
Lëng limoni – 1 lugë gjelle
Përgatitja :
Hidhni sasi të barabarta me lëng limoni dhe sode buke në një tas të pastër.
Përzieni ato për të marrë një përzierje homogjene.
Aplikoni përzierjen në sqetulla.
Lereni që të qëndrojë për rreth 3 minuta.
I shpëlani me ujë të vakët.
Provoni këtë proces një herë në ditë.
Sode e bukës ka veti antibakteriale që në mënyrë efektive lufton kundër baktereve të pranishme në sqetulla dhe e mban lëjurën të thatë. Ajo gjithashtu vepron si një exfoliator që heq të gjitha papastërtitë dhe qelizat e vdekura nga lëkura dhe i zbardh ato. Lëngu i limonit ka veti antibakteriale dhe zbardhuese. Këto dy përbërës së bashku veprojnë shumë mirë dhe e bëjnë lëkurën më të pastër dhe më të bukur.
2. XHEL ALOE VERA
Përbërësi :
Xhel aloe vera
Procedura :
Merrni një gjethe të freskët aloe vera dhe butësisht nxjerrni xhelin e saj.
Merrni një sasi të vogël të xhelpt me gishta.
Butësisht e aplikoni atë në sqetulla para se të flini.
Lereni të veprojë për gjithë natën.
Të nesërmen në mëngjes, lajeni me ujë të vakët.
Pastrojeni me një peshqir të butë.
Provoni këtë proces një herë në ditë.
Aloe vera përmban veti antibakteriale që lufton në mënyrë efektive kundër baktereve dhe zvogëlon erën e keqe. Antioksidantët e pranishëm në aloe vera mbrojnë sqetullat nga infeksionet e mëtejshme. Ajo hidraton lëkurën dhe i jep një pamje të freskët.
3.Vaj kokosi dhe vaj kastori
Përbërësit :
Vaj kokosit dhe vaj kastori
Procedura :
Merrni sasi të barabarta të përbërësve.
Përziejeni mirë së bashku në një tas.
Merrni një sasi të vogël të xhelit me gishta.
Aplikojeni butësisht në sqetulla para se flini.
Lereni të veprojë për gjjithë natën.
Të nesërmen në mëngjes, shpërlajeni me ujë.
Provoni këtë proces dy herë në ditë.
Vaj kokosit përmban agjentë të fuqishëm antimikrobikë të quajtur acide yndyrore. Lufton kundër baktereve që shkaktojnë erë dhe i mban ata larg. Vaj kokosit hidraton në mënyrë efektive dhe ndriçon sqetullat dhe zbardhur tonin e errët të lëkurës. Ai vepron si një eksfoliant dhe heq të gjitha papastërtitë dhe qelizat e vdekura të lëkurës.
HAPAT QË DUHET TË NDIQNI PËR TË PATUR SQETULLA TË PASTRA DHE TË SHËNDETSHME
Bëni dush të paktën një herë në ditë.
Gjithmonë përdorni sapun antibakterial që në mënyrë efektive lufton kundër baktereve të pranishme në to.
Pas dushit i pastroni me një peshqir të butë.
Përdorni një deodorant të freskët.
Shmangni veshjen e rrobave të ngushta.
Depilohuni rregullisht.
Pini shumë ujë që të keni një lëkurë të shëndetshme dhe me shkëlqim.