3 maska natyrale për çdo problem të flokëve (rënie, hollim, flokë të thatë & yndyrshëm)

0
252

Maskat me përbërës natyralë janë gjithnjë një ide e mirë ! Janë ushqyese, hidratuese dhe duket se i rikthejnë shkëlqimin lëkurës apo flokëve.

Larg kimikateve dhe produkteve kozmetike, Living do të japë më poshtë 3 receta maskash për të trajtuar problemet më të shpeshta të flokëve : majat e djegura, flokët e hollë dhe rënien.
Uthull molle dhe limon
Kjo maskë është e përkryer për flokët me yndyrë pasi dy përbërësit e sipërpërmendur mund të eleminojnë vajin e tepërt nga flokët. Uthulla e mollës dhe limoni do të balancojnë nivelin e pH të flokëve duke eleminuar gjithashtu zbokthin. Mbushni një të katërtën e gotës me uthull molle dhe në të shtrydhni gjysmë limoni. Lëreni për 10 minuta e më pas aplikoni në flokë duke masazhuar skalpin. Lëreni maskën për 15 minuta dhe më pas shpëlajini flokët normalisht.
Maskë me vezë
Vezët janë të pasura me vitamina dhe lëndë ushqyese. Vezët përmbajnë proteina, hekur, vitaminë A, B dhe D. Përmbajtja e tyre është jashtëzakonisht e shëndetshme për flokët pasi nxisin rritjen e flokëve dhe parandalojnë rënien falë vitaminave A dhe D.
Kjo maskë është e shkëlqyer për çdo lloj floku. Përzieni një filxhan qumështi, dy lugë lëng limoni, dy lugë vaj ulliri dhe një vezë. ( Përshtatni përbërësit sipas gjatësisë së flokut)  Pas përzierjes së përbërësve aplikojeni maskën në të gjithë gjatësinë e flokut.  Lëreni për 15 minuta dhe më pas lajini flokët si zakonisht.
Nëse flokët tuaj kanë tendencën të vajosen përdorni vetëm të bardhën e vezës.
Banane, mjaltë dhe bajame
Kjo maskë është e përkryer për flokët e thatë. Banania dhe mjalti përmbajnë enzima hidratuese.
Merrni një banane të pjekur dhe shtypeni me ndihmën e një piruni. Shtoni disa pika vaj bajame dhe përziejeni me dy lugë mjaltë deri sa të formohet një masë homogjene.
Lereni maskën për 20 deri 25 minuta dhe shpëlajini flokët me ujë të ftohtë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here