Nuk ka rëndësi nëse drejtoni një biznes apo jeni thjesht të punësuar në një kompani, të gjithë kemi pasworde apo mbajmë shënime për takime të rëndësishme apo accounte që vështirë t’i kujtojmë në një moment të caktuar.
Deri këtu jemi në rregull sepse këto nuk konsiderohen probleme serioze me kujtesën, por nëse episode harrese ndodhin çdo ditë dhe shpesh, atëherë, neuroshkenca thotë se problemet tuaja me kujtesën mund të jenë serioze.
Ja çfarë duhet të bëni për ta përmirësuar atë:
-Flini mjaftueshëm gjumë
Mbledhja e orëve të munguara të gjumit i bën njerëzit më të ndjeshëm në situata të caktuara. Sepse të gjithë e dimë sesi funksionojmë pas një nate të kaluar pa gjumë ose me orë jo të plota. Sipas neuroshkencës, ju jeni më të ndjeshëm ndaj çrregullimeve neurodegjenerative (probleme me neuronet e trurit), duke përfshirë sëmundjen e Alzheimerit, Parkinsonit etj.
-Mbani maskë sysh kur flini
Studiuesit në Itali dhe Shtetet e Bashkuara u bashkuan për të kryer dy eksperimente që përfshinin 122 pjesëmarrës. Në një eksperiment, ata krahasuan përvojat e njerëzve që mbanin maska për sytë gjatë natës me ata që nuk mbanin. Ata zbuluan se ata që mbanin maska kishin memorie dhe vigjilencë më të mirë dhe vëmendje të qëndrueshme. Në eksperimentin e dytë, ata u kërkuan pjesëmarrësve të mbanin maska për sytë për dy netë, por maska me vrimë që lejonin futjen e dritës. Këta të fundit shfaqën shqetësime serioze me kujtesën, pasi gjumi jo cilësor gjatë natës u reflektua direkt në çështjet e kujtesës.
-Flini në anën tuaj
Shenjat klasike të problemeve që mund të nisin nëse ju nuk flini në anën tuaj janë dëmtimet e muskujve dhe astrofia (dobësim) e trurit. “Arsyet për këtë nuk janë kuptuar plotësisht,” shkroi autori i studimit, David Wright. Por, ndoshta kjo lidhet me efektet e ngjeshjes dhe shtrirjes së indeve pikërisht në anën e krevatit ku ju jeni mësuar të flini gjithmonë. Ju do të keni probleme me gjumin dhe cilësinë e tij, ndaj e gjithë kjo situatë çon më pas edhe në probleme me kujtesën e gjërave dhe situatave.