3 arsye pse lavatriçja nuk i lan mirë rrobat

0
724

Ka disa arsye pse rrobat tuaja nuk janë krejtësisht të pastra pas larjes. Zakonisht nuk është e e lehtë të kuptosh se çfarë nuk shkon por në shumicën e rasteve, gabimi qëndron në zakonet tona. Këto janë disa arsye të mundshme pse lavatriçja nuk i pastron mirë rrobat.

Sasia e gabuar e detergjentit

Pavarësisht nëse hidhni më shumë ose shumë më pak se sa duhet, sasia e detergjentit mund të bëjë që rrobat të mos lahen mirë.

Programi i gabuar i larjes

Çarçafët ose peshqirët nuk mund të lahen në temperaturë të ulët. Ato duhet të lahen të paktën 60 gradë në varësi të pëlhurës.

Lavatriçja nuk është pastruar për një kohë të gjatë

Nëse keni kohë që nuk e keni pastruar lavatriçen, ajo mund të mos i lajë mirë rrobat. Sigurohuni që ta pastroni rregullisht makinën larëse dhe mos harroni hapësirën që hidhet detergjenti dhe zbutësi i rrobave. 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here