29-vjeçarja në Prizren kërkon ndihmën e Policisë, denoncon bashkëshortin për dhunë

0
232

Dhuna në familje vazhdon të mbetet një nga damkat më të mëdha të shoqërisë kosovare. Çdo ditë në Polici raportohen raste të grave që përjetojnë dhunë në forma të ndryshme nga personat të cilët i kanë zgjedhur të ndajnë jetën me ta, por edhe nga anëtarët tjerë të familjes, raporton Gazeta Sinjali.

Ndihmën e Policisë e ka kërkuar dje edhe një grua nga fshati Mushnikovë e Prizrenit, e cila ka denoncuar bashkëshortin e saj për dhunë në familje.

Sinjali mëson se 29-vjeçarja ka pohuar se bashkëshorti i saj ushtron dhunë psikike dhe e fyen me fjalë të rënda vazhdimisht.

Si rezultat i denoncimit, i dyshuari është shoqëruar në stacion policor dhe është intervistuar lidhur me rastin.

Me urdhër të prokurorit, ndaj tij është iniciuar rasti ‘Kanosje’.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here