29-vjeçari për të dytën herë tenton t’i japë fund jetës – shkak divorci me bashkëshorten

0
364
Foto: Ilustrim

Dje Gazeta Sinjali ka raportuar për një 29-vjeçar në Bibaj të Ferizajt, që ka tentuar të bëjë vetëvrasje, për shkak se nuk ka mundur ta përballojë ndarjen nga bashkëshortja e tij.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda QKUK-së njoftojnë se i njëjti person e ka bërë të njëjtin veprim sot rreth orës 15:15, duke prerë venat e dorës pasi kishte konsumuar substanca narkotike.

Viktima (emër i njohur për redaksinë) është dërguar në Emergjencën e Ferizajt, e më pas edhe në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Siç mëson Sinjali, në lidhje me rastin është informuar edhe Policia, mirëpo kur kanë shkuar në vendin e ngjarjes, të njëjtit nuk e kanë gjetur 29-vjeçarin në emergjencë.

Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se të dielën pas mesnatës, të dyshuarit i është konfiskuar vetura, ku është gjetur një thikë e gjakosur./GazetaSinjali/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here