Sot bëhen 25 vjet nga rënia heroike e familjes Jashari në Prekaz.
Në natën e 4 e 5 marsit të vitit 1998, Prekazi u rrethua nga forca të shumta ushtarake dhe policore serbe. Më 5 mars fillon sulmi ndaj tyre e që zgjatë deri më 7 mars nga ku vetëm një e mbijetuar del nga ajo masakër.
55 njerëz mbetën të vrarë në Prekaz ato ditë, 22 prej të cilëve nga familja e ngushtë e komandantit Adem Jashari, ndërsa mes datave 5-6 mbijeton djali i Rifat Jasharit, Bashkimi, e sulmit deri në fund arrin t’i shpëtojë vetëm Besarta, vajza e Hamëz Jasharit.
Në nder të rënies heroike të Adem Jasharit dhe familjes së tij, si çdo vit edhe sot organizohen aktivitete, nisur nga ceremonia në FSK dhe bëhen homazhe në Prekaz./GS